• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shmit: Është koha e fundit që t'i jep fund formimit të Qeverisë së BeH-së

Shmit: Është koha e fundit që t'i jep fund formimit të Qeverisë së BeH-së

Sarajevë, 27 mars 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Kristian Shmit, i cili nuk njihet në Republikën Serbe, sot paralajmëroi se është koha e fundit që të ndërpritet formimi i qeverisë në bazë të zgjedhjeve të mbajtura në tetor të vitit të klauar dhe u ka bërë thirrje partive politike që të veprojnë me përgjegjësi dhe në këtë mënyrë të sigurojnë vazhdim të reformave të nevojshme.

Shmit për herë të parë foli në tekstin autorial për Dnevni avazin e Sarajevës, pasi që Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hecegovinës i ka hedhur poshtë dëshirat e javës së kaluar kundër vendimit të tij për ndryshime të ligjit zgjedhor dhe Kushtetutës së Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, të parashtruara nga anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq.

Gjykata Kushtetuse vlerësoi se vendimet  e Shmitit nga 2 tetori i vitit të kaluar, të miratuar në ditën e zgjedhjeve, janë në pajtim me Kushtetutën e BeH-së dhe se nuk ka arsye që të shfuqizohen

"Aktorët politik duhet të sillen me përgjegjësi dhe ta përfundojnëprocesin e formimit të qeverisë", tha Shmit në momentin kur ende nuk është e qartë se kur do të formohet qeveria e re. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR