Shmihal: Fondi për investime në rindërtim do të regjistrohet në SHBA
- Fondi amerikano-ukrainas për rindërtim do të regjistrohet në SHBA, por llogaria vijuese për pagesë të kontributeve do të hapet në Ukrainë në valutën kombëtare grivna, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
- Post By Melahat Baftija
- 17:04, 2 maj, 2025
Kiev, 2 maj 2025 (MIA) - Fondi amerikano-ukrainas për rindërtim do të regjistrohet në SHBA, por llogaria vijuese për pagesë të kontributeve do të hapet në Ukrainë në valutën kombëtare grivna, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
"Ekziston një marrëveshje që Fondi të regjistrohen në SHBA, por do të punojë në Ukrainë, ndërsa llogaria kryesore në të cilën Ukraina do ta transferojë kontributin do të hapet në Ukrainë në grivna. Kjo është pikë e rëndësishme", tha ai si përgjigje e pyetjes së deputetëve në Radën Supreme, transmeton Interfaksi ukrainas.
Ai theksoi se marrëveshja për mineralet me SHBA-në është e pacaktuar, por se palët mund ta përfundojnë atë me pëlqim të ndërsjellë pas 10 vitesh.
"Ne do të donim që kjo marrëveshje të funksiononte për më shumë se një dekadë, sepse për ne është një fond privat kapitali, një mjet i mirë investimi", shtoi kryeministri ukrainas.
Ai gjithashtu tha se marrëveshja mbulon të gjithë territorin sovran të Ukrainës, ndërsa lista ekskluzive e burimeve nëntokësore do të përshkruhet në aneksin e marrëveshjes.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina nënshkruan dje një marrëveshje për të krijuar Fondin e Investimeve për Rindërtim amerikano-uikrainas.
Pas ratifikimit, hapja e vetë fondit do të fillojë midis Korporatës së financave të zhvillimit të SHBA-së dhe Agjencisë ukrainase për partneritete publiko-privat, e cila vepron brenda Ministrisë së Ekonomisë. mb/
Foto: EPA