• e diel, 22 dhjetor 2024

SHGM i kërkon Qeverisë që të respektojë protokollet e KOVID-it për mbulimin mediatik të ngjarjeve në ambiente të mbyllura

SHGM i kërkon Qeverisë që të respektojë protokollet e KOVID-it për mbulimin mediatik të ngjarjeve në ambiente të mbyllura
Shkup, 18 janar 2022 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga Qeveria që të respektojë protokollet shëndetësore për mbulimin mediatik të ngjarjeve në ambiente të mbyllura. “Pas ankesave të anëtarëve të seksionit të kameramanëve në SHGM, apelojmë që Qeveria të respektojë protokollet shëndetësore për mbulim mediatik të ngjarjeve në ambiente të mbyllura. Gjegjësisht, në fotot nga ngjarja e sotme vërehet se kameramanët nuk kanë kushte të sigurta për punë për shkak të hapësirës joadekuate në të cilën pothuajse nuk ka distancë ndërmjet punonjësve mediatik dhe në këtë mënyrë janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj rrezikut shëndetësor për shëndetin e tyre”, thekson SHGM-ja. SHGM shton se kërkon nga Qeveria kur ka ngjarje të tilla, që mediat në të ardhmen të ofrojnë kushte të përshtatshme për punën e tyre dhe të respektojnë me përpikëri protokollet shëndetësore të parapara për ngjarje publike, thekson SHGM.

QËNDRONI TË LIDHUR