• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shefja e UNMIK-ut në KB: Duhet të kthehet besimi në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Shefja e UNMIK-ut në KB: Duhet të kthehet besimi në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Nju-Jork, 27 prill 2023 (MIA) - Shefja e Misiont të KB-së në Kosovë (UNMIK), Karolin Zijade, sot në seancën e Këshillit të Sigurisë së KB-së në Nju-Jork deklaroi se liderët e Prishtinës dhe Beogradit duhet të ndërmarrin hapa përgjegjës për ripërtëritjen e besimit në procesin e normalizimit të raporteve.

Gjatë diskutimit për raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh për punën e UNMIK-ut, Zijade tha se "pa përkushtim të dukshëm të liderëve politikë, mund të ketë pasoja të drejtpëdrejtë për stabilitetin rajonal".

Në seancën, në të cilën shqyrtohet raporti i Guteresh për periudhën nga 16 shtatori i vitit 2022 deri më 18 mars të vitit 2023. Zijade tha se "fokusimi i vazhdueshëm i vëmendjes" i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nga 27 shkurti dhe Apeli i tij për zbatimin nga 18 marsi "duhet të shoqërohet me lidership dhe aksion të guximshëm".

"Progresi në raportet kërkon që ata që kanë mbetur të dyshimtë në përpjekjet e palës tjetër që ta ripërtërijnë besimin", tha Zijade.

Ajo i inkurajoi liderët që të komunikojnë qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme me qytetarët për çështje që ndikojnë në jetë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR