• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i NATO-s e lavdëroi mbështetjen gjermane për Ukrainën para takimit në Bukuresht

Shefi i NATO-s e lavdëroi mbështetjen gjermane për Ukrainën para takimit në Bukuresht
Berlin, 27 nëntor 2022 (MIA) – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e lavdëroi mbështetjen e Gjermanisë për mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus, në një deklaratë për edicionin javor të gazetës gjermane "Velt", dy ditë para takimit të ministrave të punëve të jashtme në vendeve anëtare të Aleancës në Bukuresht. "Mbështetja e fuqishme e Gjermanisë bën dallim vendimtar," tha Stoltenberg. Gjermania paraprakisht është kritikuar vazhdimisht nga funksionarë të lartë ukrainas se ngadalë siguron pajisje ushtarake dhe prandaj refuzon të dërgojë armë të rënda. Stoltenberg tha se pajisja gjermane shpëton jetë në Ukrainë. Megjithatë, ai shtoi se "të gjithë duhet ta ruajmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe ta rrisim atë". Stoltenberg tha se presidenti rus Vladimir Putin reagon në tërheqjen e ushtrisë së tij me "brutalitet të rritur". Si shembull, ai e theksoi targetimin e infrastrukturës energjetike ukrainase në prag të dimrit. “Putini tenton ta shfrytëzojë dimrin si armë, por nuk do të ketë sukses”, shtoi shefi i NATO-s. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR