Shefi i KB-së bën thirrje për "përmbajtshmëri maksimale“ pas shpërthimeve në Liban
- Shefi i KB-së, Antonio Guteresh është "thellësisht i shqetësuar" nga raportimet se një numër i madh i pajisjeve të komunikimit kanë shpërthyer në të gjithë Libanin.

Nju Jork, 18 shtator 2024 (MIA) - Shefi i KB-së, Antonio Guteresh është "thellësisht i shqetësuar" nga raportimet se një numër i madh i pajisjeve të komunikimit kanë shpërthyer në të gjithë Libanin.
"Sekretari i përgjithshëm u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë përmbajtje maksimale për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm", theksoi zëdhënësi i tij Stefan Dizharik.
Dizharik u kërkoi gjithashtu palëve që të "riangazhohen për zbatimin e rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit", duke iu referuar asaj që i dha fund luftës së vitit 2006 midis Hezbollahut dhe Izraelit. mb/