• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefi i diplomacisë turke, Fidan është nisur në një mini tur në Ballkan

Shefi i diplomacisë turke, Fidan është nisur në një mini tur në Ballkan

Ankara, 28 janar 2024 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan sot është nisur për një tur, në suaza të së cilës do të vizitojë tre vende ballkanike - Shqipërinë, Bullgarinë dhe Rumaninë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë në rrjetin e tij social Iks.

Turi i Fidanit do të zgjat nga 28 deri më 31 janar.

Gjatë vizitave zyrtare të Fidan në tre vendet ballkanike, pritet të bisedohet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështjet aktuale rajonale dhe globale.

Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, shtohet se Fidan do të takohet me biznesmenë turq dhe me përfaqësues të komunitetit turk në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR