• e shtunë, 23 nëntor 2024

Shefi i ANEB bisedoi me Putinin për centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë

Shefi i ANEB bisedoi me Putinin për centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë

Soçi, 7 mars 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) Rafael Grosi ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin për situatën e sigurisë në centralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, të okupuar nga Rusia, njofton DPA.

Grosi raportoi në platformën onlajn X se në takimin në qytetin Siçi të Detit të Zi, të dy diskutuan edhe për "sfida të tjera globale në fushën e mospërhapjes" së armëve bërthamore.

Kreu i ANEB theksoi se ai kishte "një shkëmbim të rëndësishëm pikëpamjesh me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin në Soçi".

As Grosi dhe as Kremlini nuk komentuan detaje të tjera të takimit.

Më herët gjatë javës, Grosi tha se termocentrali bërthamor Zaporozha - më i madhi në Evropë - tani mbështetet në një linjë të vetme transmetimi për të fuqizuar sistemet e tij ftohëse.

Sipas tij, pozicioni i termocentralit duhet të konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm për shkak të afërsisë me frontin dhe luftimeve të vazhdueshme aty pranë.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mihail Ulanov, vizitën e Grosit në Rusi e vlerësoi të dobishme dhe të suksesshme. mb/

Foto: EPA

 

 

.

QËNDRONI TË LIDHUR