• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shefat diplomacive të vendeve arabe kërkojnë armëpushim urgjent në Gaza dhe Liban

Shefat diplomacive të vendeve arabe kërkojnë armëpushim urgjent në Gaza dhe Liban

Romë, 25 nëntor 2024 (MIA) - Disa ministra arabë të Punëve të Jashtme, të mbledhur në Romë në margjinat e takimit të G7, kanë bërë thirrje sot për armëpushim në Gaza dhe Liban dhe sigurim të ndihmës humanitare për palestinezët.

Ministrza e Jordanisë, Egjiptit, Libanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, morën pjesë në konferencën në Romë, përpara se t'u bashkoheshin ministrave të G7 më vonë në qytetin e vogël Fuxhi.

"Gaza tani është varreza e fëmijëve, varreza e vlerave njerëzore, varreza e së drejtës ndërkombëtare", tha ministri jordanet  i Punëve të Jashtme, Ajman Safadi.

Konflikti në Lindjen e Mesme është në krye të axhendës së G7-ës, pasi raportohet se progresi është i mundur në përpjekjet për të vendosur një armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit.

Ambasadori i Izraelit në SHBA, Majkëll Herzog, tha se një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme.

Nënkryetari i parlamentit libanez, Elias Busab, megjithatë e akuzoi Izraelin për shtimin e bombardimeve të Libanit për t'i bërë presion qeverisë në Bejrut që të pranojë lëshime në negociatat indirekte me Hezbollahun.

Jemi afër orës vendimtare për arritjen e armëpushimit, tha përfaqësuesi libanez, duke shtuar se pala libaneze është optimiste dhe ka shpresë, por se "asgjë nuk është e garantuar me dikë si kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu".

Izraeli ka nisur sulme të rënda në qendër të Bejrutit në ditët e fundit dhe Hezbollahu ka shtuar sulmin me raketa ndaj Izraelit.

Ndërkohë, SHBA po përpiqet të arrijë një marrëveshje sipas së cilës luftëtarët e Hezbollahut dhe forcat izraelite do të tërhiqen nga Libani jugor dhe ushtarët libanezë dhe paqeruajtësit e OKB-së do të patrullojnë zonën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Badr Abdelati konfirmoi se Kajro të hënën e ardhshme do të jetë nikoqire e një konference ministrore për mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për Gazën.

Në konferencë ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe Liban, lirimin e pengjeve dhe ofrimin e ndihmës humanitare për palestinezët dhe fillimin e një procesi politik serioz dhe të mirëfilltë për krijimin e një shteti palestinez. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR