• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA-ja zgjeron listën e zezë me shtatë persona të përfshirë në korrupsion dhe aktivitete të tjera destabilizuese në Ballkanin Perëndimor

SHBA-ja zgjeron listën e zezë me shtatë persona të përfshirë në korrupsion dhe aktivitete të tjera destabilizuese në Ballkanin Perëndimor
Uashington, 11 prill 2022 (MIA) - Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja (OFAC) pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së ka zgjeruar sot listën e saj duke përfshirë edhe shtatë persona të tjerë nga katër vende të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit. Bëhet fjalë për persona nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët janë në shënjestër të Dekretit Ekzekutiv 14033, i cili dënon të gjithë ata që paraqesin kërcënim për stabilitetin e rajonit përmes akteve të korrupsionit, aktiviteteve kriminale dhe sjelljeve të tjera destabilizuese, kumtuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ndaj tyre dhe ndaj një subjekti tjetër vendosen sanksione ekonomike. “Veprimi i sotëm forcon angazhimin e Departamentit për të promovuar përgjegjësinë për aktorët nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të përfshirë në aktivitete destabilizuese dhe korruptive. Kjo minon sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik dhe u privon njerëzve të këtyre vendeve mundësinë për stabilitet”, thanë ata. Departamenti amerikan i Shtetit i ka vendosur në listën e zezë për udhëtim ish-kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nilkolla Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov, si dhe familjet e tyre më të ngushta. Në komunikatë theksohet se Departamenti i Shtetit i ka ndërmarrë këto aktivitete për shkak të implikimit të tyre në korrupsion të theksuar. “Procedurat e tyre e kanë minuar sundimin e drejtësisë, institucionet demokratike dhe proceset  publike në vend dhe e kanë zvogëluar besimin e opinionit në Qeveri”, sqaron Departamenti i Shtetit Në komunikatë thuhet se si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në praktika korruptuese, duke e përdorur ndikimin e tij politik dhe pushtetin zyrtar për përfitime personale. “Më saktë ekzistojnë informacione të besueshme se Gruevski e ka keqpërdorur pozitën e tij për të kërkuar dhe pranuar ryshfet për kontratat qeveritare, për fonde publike të përvetësuara ilegalisht dhe ndërhyrje në proceset zgjedhore për përfitime politike për veten dhe partinë e tij”, kumtoi Departamenti i Shtetit. Sa i përket Mijallkovit, për të thuhet se ka qenë i përfshirë në veprime korruptuese si drejtor i DSK-së, që përfshinte përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetin zyrtar për përfitime personale. Sipas komunikatës, ka informacione të besueshme se Mijallkovi e ka keqpërdorur autoritetin e tij për të kërkuar ryshfet për kontrata. Ai gjithashtu ka ndërhyrë në proceset zgjedhore për të mirën e tij dhe të partisë politike. Ndalimi i hyrjes në SHBA vlen edhe për familjet më të afërt të Gruevskit dhe Mijallkovit.  bs/

QËNDRONI TË LIDHUR