• e shtunë, 23 nëntor 2024

SHBA-ja me thirrje ndaj Rusisë që të tërhiqet nga sulmi eventual ndaj Ukrainës

SHBA-ja me thirrje ndaj Rusisë që të tërhiqet nga sulmi eventual ndaj Ukrainës
Uashington/Moskë/Nju-Jork, 17 shkurt 2022 (MIA) - SHBA-ja sot kumtoi se Rusia është afër për të kryer sulm masiv ushtarak kundër Ukrainës, duke i hedhur poshtë pohimet e Moskës se i tërheq forcat, sepse në zjarrin artilerik u godit kopshti për fëmijë në Ukrainë. Në fjalimin dramatik, paraprakisht të pa planifikuar në KS-në e KB-së në Nju-Jork, sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken tha se shërbimet e zbulimit treguan se Moska mund të urdhërojë sulm ndaj fqinjit të tij në "ditët në vijim". Duke e pasur parasysh atë që SHBA-ja dhe qeveritë tjera thanë se nuk shohin dëshmi për mbështetje të pohimit të Rusisë se tërhiqet, Blinken i bëri thirrje Kremlinit "të njoftojë sot... se Rusia nuk do ta sulmojë Ukrainën. Thuaje këtë qartë. Thuaji botës qartë". Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden nga Shtëpia e Bardhë e akuzoi Moskën se po përgatit "operacion me flamur të rremë" si justifikim për sulm dhe tha se kjo mund të ndodh "në ditët në vijim". Ai, megjithatë, shtoi se diplomacia nuk është e vdekur. "Ekziston shteg. Ka mënyrë", tha ai. Megjithatë, Putini qartë bëri me dije se çmimi për largim të çfarë do kërcënimi do të ishte ajo që Ukraina u pajtua asnjëherë të mos kyçet në NATO dhe aleanca perëndimore të tërhiqet nga pjesa e Evropës Lindore, në mënyrë efikase ta ndajë kontinentin e sferave të ndikimit në stilin e Luftës së Ftohtë. SHBA-ja kumtoi se e ka marrë përgjigjen e Putinit në ofertat e tyre për zgjidhjen diplomatike të krizës, por nuk dhanë kurrfarë reagimi të përmbajtjes. Ministria ruse e Punëve të Brendshme tha se ka pak për të biseduar. Rusia e dëboi edhe diplomatin amerikan numër dy në Moskë, kumtoi Departamenti amerikan i shtetit, duke e dënuar aksionin "jo të provokuar". Rusia e  mori rajonin ukrainas Krime dhe filloi të mbështesë separatistët e armatosur rëndë në rajonet lindore të Donjeck dhe Lugansk në vitin 2014, duke shkaktuar një luftë që tashmë ka marrë mijëra jetë. Potencialisht incidenti më serioz ishte granatimi i kopshtit për fëmijë në fshatin Stanica-Luganska. Brenda kishte fëmijë, por askush nuk është plagosur. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shkroi në Tuiter se sulmi "nga forcat pro-ruse është një provokim i madh". Në ndërkohë, agjencitë ruse të lajmeve i citojnë autoritetet në zonën separatiste Lugans të cilët thonë se e akuzojnë Kievin pasi situata në front "po eskalon dukshëm". Sekretari amerikan i mbrojtjes Lojd Pstin i përshkroi raportet si "shqetësuese". Putini paraprakisht këtë javë pohoi pa dëshmi se Ukraina kryen "gjenocid" në rajonin lindor. Moska njoftoi disa paralajmërime për tërheqjen e ushtarëve këtë javë dhe të enjten kumtoi se njësitë në rrethet ushtarake jugore dhe perëndimore, duke përfshirë njësitë e tankeve, kishin filluar të ktheheshin në bazat e tyre pranë Ukrainës. Pas tërheqjeve të paralajmëruara në fillim të kësaj jave, SHBA, NATO dhe Ukraina thanë se nuk kishin parë asnjë provë për tërheqje dhe Uashingtoni tha se Rusia në fakt kishte zhvendosur 7,000 trupa të tjera pranë kufirit. Zelenski sot theksoi se vendi i tij nuk kërkon forca të huaja në kufijtë e saj. "Nuk kemi nevojë për ushtarë me flamuj të huaj në territorin tonë. Ne nuk e kërkojmë këtë. Në të kundërtën e gjithë bota do të destabilizohej". fb/

QËNDRONI TË LIDHUR