• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA-ja ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën

SHBA-ja ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën

Prishtinë, 12 shtator 2025 (MIA) - SHBA-ja ka pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës të cilat kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive për prioritetet e përbashkëta, kumtoi ambasada e SHBA-së në Prishtinë. 

"Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: përforcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet ekonomik të ndërsjellë. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit të përkohshëm Kurti paraqesin sfida për progresin e arritur gjatë shumë viteve. Dialogu strategjik ka për qëllim përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës. Shpresojmë se do të vazhdojmë me përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim që populli i Kosovës e ka prioritet", theksohet në kumtesë. 

Nga ambasada më herët në një deklaratë për mediat e Kosovës se deklaratat e Albin Kurtit në seancën e Bordit kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje, ku u sulmua Gjykata kushtetuese, rritën paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë. 

Dialogu strategjik është proces që Departamenti i shtetit amerikan zhvillon me vende nga e gjithë bota për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, ndërsa përfshin diskutime të nivelit të lartë mbi një gamë të gjerë temash siç janë mbrojtja, siguria, mjedisi jetësor, energjetika dhe bashkëpunimi ekonomik. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR