SHBA-ja ka parashtruar kërkesë deri te ndërmjetësit për takim të drejtpëdrejtë me Hamasin për pengjet amerikane
- Burime diplomatike arabe për portalin e Emirateve, Erem njuz kanë deklaruar se SHBA-ja ka dorëzuar kërkesë tek ndërmjetësit për bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin për çështjen e pengjeve, për të siguruar lirimin e Edan Aleksander, i cili ka nënshtetësi izraelite dhe amerikane, ndërsa trupat e katër personave të tjerë me shtetësi të dyfishtë.
- Post By Melahat Baftija
- 13:54, 19 prill, 2025

Katar, 19 prill 2025 (MIA) - Burime diplomatike arabe për portalin e Emirateve, Erem njuz kanë deklaruar se SHBA-ja ka dorëzuar kërkesë tek ndërmjetësit për bisedime të drejtpërdrejta me Hamasin për çështjen e pengjeve, për të siguruar lirimin e Edan Aleksander, i cili ka nënshtetësi izraelite dhe amerikane, ndërsa trupat e katër personave të tjerë me shtetësi të dyfishtë.
Burime të paidentifikuara kanë deklaruar për Erem njuz se kërkesa amerikane për takim të drejtpërdrejtë me një përfaqësues zyrtar të grupit terrorist palestinez iu dorëzua një ndërmjetësi javën e kaluar dhe mund të ndodhë në ditët e ardhshme, raportoi Tajms of Izrael.
Burimet kanë deklaruar për portalin se nuk e dinë se çfarë mund t'i ofrojë SHBA-ja grupit terrorist në këmbim të lirimit të Aleksandrit dhe trupave të Xhudi Vajnshatjan dhe bashkëshortit të saj Gadi Hagai, Omer Neutra dhe Itaj Çen.
Përfaqësuesi i pengjeve të administratës Tramp, Adam Boler, deklaroi të mërkurën se ishte "e mundur" që të vazhdonin bisedimet e tij të drejtpërdrejta me Hamasin. mb/
Foto: X