• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja ka hedhur poshtë propozimin e Putinit për ngrirje të konfliktit në Ukrainë, pohojnë burime ruse për mediat perëndimore

SHBA-ja ka hedhur poshtë propozimin e Putinit për ngrirje të konfliktit në Ukrainë, pohojnë burime ruse për mediat perëndimore

Londër, 13 shkurt 2024 (MIA) - Propozimi që presidenti rus Vladimir Putin për armëpushim në Ukrainë dhe ngrirja e veprimeve ushtarake është hedhur poshtë nga SHBA-ja, pasi që dy palët kanë realizuar kontakt përmes ndërmjetësve, njoftuan mediat britanike, duke transmetuar informacione të agjencisë së lajmeve Rojters, të cilët citojnë burime ruse.

Një burim nga SHBA-ja ka mohuar se ka pasur çfarëdo qoftë kontakti zyrtar dhe tha se Uashingtoni nuk do të përfshihet në bisedime në të cilat nuk është e kyçur Ukraina.

Putini ka dërguar sinjale në Uashington në vitin 2023 publikisht dhe privatisht përmes ndërmjetësve, përfshirë edhe përmes partnerëve arabë të Moskës në Lindjen e Afërt dhe të tjerë, se është i gatshëm të mendoj për armëpushim në Ukrainë, thonë burime ruse.

Putini ka propozuar që të ngrihet konflikti i linjave aktuale dhe nuk ka qenë i gatshëm të lëshojë asnjë territor ukrainas të kontrolluar nga Rusia.

Burimi i dytë rus që ka ditur për kontaktetka deklaruar për Rojters se amerikanë i kanë thënë Moskës përmes ndërjetësve, se nuk do të bisedojnë për armëpushim eventual pa pjesëmarrje të Ukrainës dhe kështu kontaktet kanë përfunduar pa sukses.

Një burim i tretë i njohur me diskutimet tha: "Gjithçka u prish me amerikanët". Burimi thotë se amerikanët nuk donin të bënin presion ndaj Ukrainës.

Kjo vjen pasi presidenti amerikan Xho Bajden e ka shtyrë Kongresin për muaj të tërë për të miratuar më shumë ndihmë për Ukrainën, por është përballur me kundërshtimin e aleatëve të kandidatit kryesor republikan për president, Donald Tramp.

Kremlini, Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe CIA nuk pranuan të komentojnë. mb/

Foto EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR