• e hënë, 09 mars 2026

SHBA-ja ka evakuuar një pjesë të personelit jothelbësor nga Arabia Saudite pë shkaqe sigurie

SHBA-ja ka evakuuar një pjesë të personelit jothelbësor nga Arabia Saudite pë shkaqe sigurie

Kajro, 9 Mars 2026 (MIA) - Departamenti amerikan i Shtetit u ka dhënë urdhër diplomatëve që nuk kryejnë funksione urgjente që të largohen nga Arabia Saudite për shkak të rreziqeve të sigurisë, njofton Ambasada amerikane në Riad.

"Më 8 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit jothelbësorë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre të largohen nga Arabia Saudite për shkak të rreziqeve të sigurisë”, thuhet në deklaratë të hënën.

Ministrria paraprakisht u kishte kërkuar qytetarëve amerikanë në mbi dhjetëra vende në rajon të largoheshin menjëherë për shkak të rreziqeve të sigurisë, mes konfliktit me Iranin, i cili filloi në fund të shkurtit.

“Që nga fillimi i armiqësive midis SHBA-së dhe Iranit më 28 shkurt, ka pasur një kërcënim të vazhdueshëm të sulmeve me dronë dhe raketa nga Irani, si dhe ndërprerje të konsiderueshme të trafikut ajror komercial", theksohet në kumtesën e Ambasadës.

Ajo shtoi se qeveria amerikane ka aftësi të kufizuar për të ofruar ndihmë urgjente për qytetarët amerikanë në Arabinë Saudite për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Irani ka kryer sulme në vende të ndryshme në Lindjen e Mesme për më shumë se një javë në përgjigje të sulmeve ushtarake SHBA-ja dhe Izraeli.

Shënjestër e sulmeve ishin bazat ushtarake amerikane, si dhe objektiva civile si aeroportet dhe ndërtesat e banimit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR