• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA-ja e paralajmëron Turqinë të sanksione të mundshme për shkak të Rusisë

SHBA-ja e paralajmëron Turqinë të sanksione të mundshme për shkak të Rusisë

Uashington, 18 gusht 2023 (MIA) - Administrata amerikane ka dërguar paralajmërim deri te Turqia për vendosje të sanksioneve në rastin që vendi t'i ndihmojë Rusisë në rrethimin e kufizimeve të imponuara nga Perëndimi, shkruan gazeta amerikane Uollstrit xhurnal.

Në shkrim theksohet se kompanitë turke ndihmojnë në eksportin e naftës ruse, u lejojnë anijeve ruse të hyjnë në portet e vendit me armë dhe në përgjithësi i ndihmojnë Kremlinit, që ta blejë  elektronikën perëndimore, të nevojshme që ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës.

Sipas WSJ, një nga "ndihmëset" e Moskës është kompania turke Beks Ship Menaxhment, e cila eksporton naftë ruse dhe e cila në vitin 2021 ka blerë 37 anije, pjesa më e madhe e të cilave tankerë të vjetër për naftë.

Një diplomat perëndimor, i cili kërkoi të qëndrojë anonim, ka deklaruar për gazetën se SHBA-ja është tashmë në dialog të vazhdueshëm me qeverinë turke për raporte të tilla. Sipas tij, Perëndimi tani shpreson të shmangë skenarin me sanksione ndaj kompanive turke. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR