• e shtunë, 21 dhjetor 2024

SHBA-ja e ndërpret financimin e agjencisë së KB-së për ndihmë të palestinezëve

SHBA-ja e ndërpret financimin e agjencisë së KB-së për ndihmë të palestinezëve

Uashington, 27 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja e ndërpret financimin e agjencisë së OKB-së për palestinezët, për shkak të akuzave se stafi i agjencisë ishte i përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit tre muaj e gjysmë më parë.

Agjencia konfirmoi se pushoi disa punonjës pasi mori informacion nga Izraeli për përfshirjen e tyre në krim. Sekretari i përgjithshëm i KB-së ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë.

“Për të mbrojtur aftësinë e agjencisë për të vazhduar dhënien e ndihmave humanitare, kryekomisari Filip Lazarin ndërpreu menjëherë kontratat e këtyre punonjësve dhe nisi një hetim për të përcaktuar të vërtetën pa vonesë. Çdo punonjës i agjencisë që ishte i përfshirë në ato sulme terroriste do të mbahet përgjegjës për veprimet e tyre", tha Stefan Dujariq, zëdhënës i KB-së. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR