• e mërkurë, 27 nëntor 2024

SHBA-ja dhe Franca japin mbështetje të përforcuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

SHBA-ja dhe Franca japin mbështetje të përforcuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE
Uashington, 27 prill 2022 (MIA) – Sekretari shtetëror i SHBA-së Entoni Blinken dhe ministri i Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drien në bisedë sot treguan se japin mbështetje të përforcuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kumtuan nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në bisedë, siç deklaroi zëdhënësi i DASH Bed Prajs, Blinken poashtu dërgoi urime për popullin e Francës për zgjedhjet e suksesshme më 24 prill duke theksuar se pritet bashkëpunim të afërt dhe lidhje të forta me presidentin Emanuel Makron. “Të dy diskutuan edhe për sigurimin më të madh për Armatën e Ukrainës në rezistencën drejtë brutalitetit dhe sulmit të paprovokuar të Qeverisë ruse, si dhe masa plotësuese për atë që presidenti Putin dhe regjimi i tij do të thirren në përgjegjësi”, shtoi Prajs, lajmëroi korrespodenti i MIA-s. Franca është kryesuese me BE-në, mandati i së cilës përfundon në qershor. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR