• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA i ka hequr vizat e funksionarëve palestinezë para AP të KB-së, Izraeli i pakënaqur

SHBA i ka hequr vizat e funksionarëve palestinezë para AP të KB-së, Izraeli i pakënaqur

Nju Jork, 29 gusht 2025 (MIA) - Departamenti amerikan i shtetit sot kumtoi se po "ndalon dhe po ua heq vizat e anëtarëve të Organizatës për çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Administratës palestineze (PA) më pak se dy javë para fillimit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Fillimisht nuk ishte e qartë nëse kjo do të thoshte që autoritetet amerikane gjithashtu mund t’i mohonin hyrjen edhe presidentit palestinez Mahmud Abas, për të marrë pjesë në takim i cili do të zhvillohet në Nju-Jork prej 9 shtatorit.

Departamenti i shtetit fillimisht nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Sipas deklaratës, misioni palestinez pranë KB-së i cili ka vetëm statusin e vëzhguesit dhe nuk është anëtar i plotë i organit është i i liruar nga kufizimet e vizave.

SHBA-ja tashmë ka vendosur kufizime vizash kundër PLO-së dhe PA-së në fund të korrikut, por deri më tani lejet e autorizuara të hyrjes nuk janë hequr.

PA e udhëhequr nga 89 vjeçari Abas, udhëheq një pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, ndërsa PLO shërben si përfaqësuese zyrtar i palestinezëve në nivel ndërkombëtar.

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Saar, sot përshëndeti vendimin e SHBA-së për të hequr vizat për funksionarët palestinezë përpara seancës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.

Shefi i Punëve të Jashtme të Izraelit, gjithashtu, tha se administrata e presidentit Donald Tramp "me këtë hap të guximshëm edhe një herë qëndroi në anën e Izraelit". rq/

QËNDRONI TË LIDHUR