• e premte, 05 dhjetor 2025

SHBA e njoftoi Rumaninë se e zvogëlon numrin e ushtarëve në krahun lindor të NATO-s

SHBA e njoftoi Rumaninë se e zvogëlon numrin e ushtarëve në krahun lindor të NATO-s

Bukuresht, 29 tetor 2025 (MIA) - Rumania dhe aleatët e NATO-s janë të informuar për planet e SHBA-së për të reduktuar numrin e ushtarëve në krahun lindor të Evropës, duke përfshirë dhe ushtarët të cilët do të stacionohen në bazën ajrore Mihaill Kogalniçanu, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë. 

Theksohet se vendimi ishte i pritshëm duke pasur parasysh ndryshimet në prioritetet e administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. 

Gjithashtu, është theksuar dhe se pritet rreth 1.000 ushtarë amerikanë të vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuar në Rumani. rq/

Foto: Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë

QËNDRONI TË LIDHUR