• e diel, 22 dhjetor 2024

Shalenberg: Ukraina nuk mundet në BE para vendeve ballkanike

Shalenberg: Ukraina nuk mundet në BE para vendeve ballkanike

Vjenë 22 maj 2023 (MIA) - Ukraina nuk duhet të jetë prioritet për BE-në, deklaroi shedi i diplomacisë austriake Aleksandar Shalenberg, i cili konsideron se "do të ishte katastrofike nëse Ukraina dhe Moldavia kalojnë përmes shiritit të shpejtë, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten anash.

"Ukraina do të hyjë në BE menjëherë sapo të plotësohen kushtet. Nuk duhet të ketë shoqëri me dy nivele. Në Selanik para 20 vjetëve u kemi premtua vendeve të Evropës Juglindore se do të na bashkëngiten", tha Shalenberg në një intervistë për "Velt".

Sipas tij, Perëndimi duhet të vazhdojë të negociojë me Rusinë, siç e bën këtë Qeveria amerikane, sepse ky është fqinni më i madh gjeografik i BE-së dhe forca më e madhe bërthamore e planetit.

“Autoritetet austriake ruajnë një kanal joformal komunikimi me Rusinë dhe janë të përkushtuara për të vazhduar dialogun me Moskën pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm ukrainas”, theksoi ai.

Sipas tij, për negociata të mëtejshme me Federatën Ruse është e nevojshme të përdoren forumet ndërkombëtare, siç janë Organizata për siguri dhe bashkëpunim evropian dhe Kombet e Bashkuara dhe të shihet "përgjegjësia globale" e vendeve perëndimore.

Shalenberg shton në fund të intervistës për “Velt” se nuk ka ndërmend të refuzojë të shtrëngojë duart gjatë një takimi të mundshëm me kolegun rus Sergej Lavrov, pasi këtë e kërkojnë normat e mirësjelljes diplomatike. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR