• e martë, 24 dhjetor 2024

Shalamanov: Mobilizimi në Rusi është kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë nacionale të Bullgarisë

Shalamanov: Mobilizimi në Rusi është kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë nacionale të Bullgarisë
Sofje, 22 shtator 2022 (MIA) - Ish-ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë dhe ish-deputet nga "Bullgaria demokratike", Velizar Shalamanov deklaroi për NOVA se ajo që po ndodhë në Rusi dhe mobilizimi i pjesshëm i paralajmëruar nga presidenti Vlladimir Putin është kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë nacionale të Bullgarisë.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Shalamanov konsideron se "Bullgaria mund të presë fushatë të shtuar për dezinformata nga Rusia, si dhe provokime në kuadër të NATO-s dhe BE-së, sepse Putini nuk mund të fitojë në luftën në Ukrainë, as me veprime ushtarake as me represione".
"Ekziston kërcënim i drejtpërdrejtë për interesin nacional dhe sigurinë e Bullgarisë", tha Shalamanov dhe pyeti përse as Këshilli konsultativ për siguri nacionale pranë presidentit Rumen Radev apo Këshilli për siguri i kryeministrit Gulab Donev ende nuk kanë mbajtur takime lidhur me këtë temë.
Duhet të kushtohet vëmendje nga shërbimet speciale bullgare drejt qytetarëve rusë në Bullgari, pronë e Rusisë, si dhe të ndiqen formacionet paraushtarake, të financuara nga Rusia, të formuara në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë, tha Shalamanov.
Ish-ministri bullgar i Mbrojtjes, Todor Tagarev, gjithashtu i kritikoi veprimet e autoriteteve bullgare se nuk kanë sjellje adekuate në këtë situatë të komplikuar. Profesori Rumen Kançev, i cili gjithashtu mori pjesë në debat, tha se nuk ka besim të SHBA-së ndaj Bullgarisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR