• e hënë, 23 dhjetor 2024

Server: Kurti e di se çka dëshiron, por nuk guxon të shkaktojë probleme të cilat nuk mund t'i zgjidhë

Server: Kurti e di se çka dëshiron, por nuk guxon të shkaktojë probleme të cilat nuk mund t'i zgjidhë
Prishtinë, 9 nëntor 2022 (MIA) - Analisti politik amerikan, Daniel Server tha se kryeministri kosovar, Albin Kurti e di se çka dëshiron të arrijë me kërkesën për ndryshim të targave serbe me targa kosovare, por porosit se këtë duhet ta bëjë "pa shkaktuar probleme serioze të cilat vetë nuk mund t'i zgjidhë". Në intervistë për portalin në gjuhën serbe KosovoOnllajn, Server tha se nuk beson se ka mungesë të komunikimit mes SHBA-së dhe Kosovës, siç këtë e thonë partitë opozitare shqiptare në Kosovë. "Nuk jam i bindur se ka mungesë të komunikimit (me Uashingtonin). Kryeministri Kurti i ka idetë e tij për atë se çka dëshiron të arrijë", tha Server. I pyetur për largimin nga ana e serbëve nga institucionet kosovare, Server deklaroi se nuk vlerëson se ata mund t'i arrijnë qëllimet e dëshiruara duke i bojkotuar institucionet legjitime. Server, i cili njihet si njohës i mirë i ngjarjeve në rajon, tha se mund të priten "komplikime në veri të Kosovës" dhe porosit se autoritetet në Prishtinë duhet të mbajnë llogari për pasojat e veprimeve të tyre. "Parashikoj se do të ketë komplikime në veri të Kosovës. Nëse Prishtina dëshiron t'i zbatojë vendimet për targat, duhet me kujdes të mendojë se si ta bëjnë atë në mënyrë efikase dhe pa shkaktuar probleme serioze të cilat nuk do të munden t'i zgjidhin vetë", porositi Server. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR