• e premte, 05 dhjetor 2025

Senatorët demokratë parashtruan rezolutë për njohjen e shtetit palestinez

Senatorët demokratë parashtruan rezolutë për njohjen e shtetit palestinez

Uashington, 19 shtator 2025 (MIA) - Një grup senatorësh amerikanë, të udhëhequr nga demokratët, kanë parashtruar rezolutën e parë në Senat, me të cilën bëhet thirrje për njohjen e shtetit palestinez, pas gati dy viteve luftë në Gazë. 

Gjasa ka shumë pak se rezoluta, e ngritur pas propozimit të senatorëve demokratë, do të kalojë në Kongres, ku republikanët e presidentit amerikan Donald Tramp kanë shumicën prej 53 deputetëve, krahasuar me 47 demokratë. 

Senatori nga Oregoni, demokrati Xhef Merkli, i cili po udhëheq iniciativën për rezolutën, në kumtesë deklaroi se SHBA-ja ka përgjegjësinë të tregojnë lidership dhe se tani është koha për të vepruar. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR