Senati amerikan për të nëntën herë dështoi në miratimin e ligjit për financimin e qeverisë, bllokada hyri në ditën e 15-të
- Senati amerikan dështoi për të nëntën herë të miratojë ligjin republikan për të financuar përkohësisht Qeverinë amerikane, për të cilin shkak bllokada e punës së qeverisë hyri në ditën e saj të 15-të.
- Post By Ramize Qamili
- 10:11, 16 tetor, 2025
Uashington, 16 tetor 2025 (MIA) - Senati amerikan dështoi për të nëntën herë të miratojë ligjin republikan për të financuar përkohësisht Qeverinë amerikane, për të cilin shkak bllokada e punës së qeverisë hyri në ditën e saj të 15-të.
Senati e hodhi poshtë ligjin e miratuar nga Oda e përfaqësuesve me 51 vota "për" dhe 44 "kundër", duke mos arritur pragun prej 60 votave "për", të nevojshëm për miratim të ligjit, njoftuan mediat amerikane.
Për ligjin përsëri u prononcuan tre senatorë nga grupi parlamentar demokrat, të cilët votuan së bashku me republikanët për ta miratuar përsëri ligjin: Ketrin Kortez Masto, Xhon Feterman dhe senatori i pavarur, i cili është në grupin demokrat, Angus King.
Senatori Rend Poll ishte republikani i vetëm, i cili votoi kundër miratimit.
Mbyllja e qeverisë amerikane filloi më 1 tetor, fillimi i vitit fiskal në vitin 2026, pasi demokratët në Senat hodhën poshtë ligjin për financim afatshkurtër, me të cilin do t'i mbajë të hapura departamentet e federatës deri më 21 nëntor.
Demokratët refuzojnë të mbështesin propozimin republikan pa bërë lëshime të mëdha, me fokus në kujdesin shëndetësor. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s