• e hënë, 23 dhjetor 2024

Senati amerikan miratoi pako buxhetore në vlerë prej 1,2 miliardë dollarëve

Senati amerikan miratoi pako buxhetore në vlerë prej 1,2 miliardë dollarëve

Uashington, 23 mars 2024 (MIA) - Senati i Kongresit amerikan herët në mëngjes ka miratuar pako buxhetore në vlerë prej 1,2 milionë dollarëve, me të cilin është mënjanuar kërcënimi për bllokimin e punës së agjencive qeveritare dhe është siguruar financim i qeverisë amerikane deri në shtator. 

Për miratimin e buxhetit kanë votuar 74 senatorë, ndërsa kundër ishin 24, pasi që në mesnatë skadoi afati për financimin e agjencive.

Propozim-ligji gjatë ditës duhet të nënshkruhet nga presidenti amerikan Xhozef Bajden që të hyjë në fuqi.

Lideri i shumicës demokratike në Senat, Çak Shumier, tha se nuk është e lehtë të arrihet marrëveshje për buxhetin, por këmbëngulja ia vlejti.

Ky projekt-ligj dje u miratua nga Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan.

Miratimi i ligjit për financim të qeverisë do t'i japë fund debateve të ashpra disamujore mes Partisë Demokratike Republikane. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR