Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së e ka përshëndetur planin paqeruajtës të Trampit
- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, e ka përshëndetur propozimin e Trampit për paqe në Gaza, deklaroi zëdhënësi i tij.
Nju-Jork, 30 shtator 2025 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, e ka përshëndetur propozimin e Trampit për paqe në Gaza, deklaroi zëdhënësi i tij.
Zëdhënësit në deklaratë e citon Guteresh të ketë thënë se "tani është thelbësore që të gjitha palët të angazhohen për marrëveshjen dhe zbatimin e saj".
Kreu i OKB-së përsëriti thirrjen e tij për "një armëpushim urgjent dhe të qëndrueshëm, qasje të pakufiuzuar humanitare në të gjithë Gazën dhe lirim të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve".
"Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara fuqimisht për të mbështetur të gjitha përpjekjet që promovojnë paqen, stabilitetin dhe një të ardhme më shpresëdhënëse për popullin e Palestinës dhe Izraelit dhe rajonin më të gjerë", thuhet në komunikatë. mb/
Foto: MIA