• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar "shkeljen e qartë të së drejtën humanitare" në Gaza

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar

Nju-Jork, 24 tetor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot para Këshillit të Sigurisë i ka dënuar "shkeljet e qarta të së drejtës ndërkombëtare humanitare në Gaza", në ditën e 18-të të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

"Jam thellë i shqetësuar  për shkak të shkeljeve të qarta të së drejtës ndërkombëtare humanitare që i shikojmë në Gaza. Të jemi të qartë, asnjë palë në asnjë konflikt të armatosur nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare", tha ai, pa e emërtuar Izraelin.

Në një fjalim drejtuar Hamasit, grupi islamik që e kontrollon Gazën, shefi i KB-së e dënoi përdorimin e civilëve si mburojë të gjallë, që konsiderohen për krime luftarake.

Guzteresh sërish ka bërë thirrje për armëpushim humanitar.

"Me qëllim që të zvogëlohet kjo vuajtje e madhe, të lehësohet distribuimi i ndihmës së mënyrës së sigurtë, që të lehtësohet lirimi i pengjeve, e përsëris thirrjen time për armëpushim urgjent humanitar", tha Guteresh para ministrave dhe diplomatë ve të dhjetëra vendeve në selinë e KB-së.

Ai shtoi se "edhe në këtë moment të rrezikut urgjent dhe serioz" nuk duhet të humbet nga shikimi baza e vetme reale për paqe të përhershme dhe stabilitet, e kjo është zgjidhje me dy shtete.

Shefi i OKB-së thotë se është e rëndësishme të pranohet se sulmet e Hamasit "nuk ndodhën në vakum". "Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet," u tha ai anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Guteresh, megjithatë, tha se vuajtjet e palestinezëve nuk mund të justifikojnë "sulmet e tmerrshme" të Hamasit, të cilat nga ana e tyre nuk mund të justifikojnë "dënimin kolektiv të popullit palestinez".

Për këtë fjalim të Gutereshit kanë mbërritur menjëherë kritika të ashpra nga Izraeli, madje edhe kërkesë për dorëheqje të tij.

"Zoti sekretar i përgjithshëm, në çfarë lloj bote jetoni", pyeti sot ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Eli Kohen para Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas deklaratave të Antonio Guteresh në të cilat kreu i organizatës botërore dënoi "shkeljen e qartë" të së drejtës ndërkombëtare humanitare në Gaza.

“Pa dyshim, nuk bëhet fjalë për (shkelje) tona”, shtoi ministri izraelit, duke shfaqur imazhe të sulmeve të grupit militant palestinez Hamas ndaj civilëve.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, dënoi "fjalimin tronditës" të Antonio Guteresh në rrjetin X, të cilin ai e akuzoi se tregon një "kuptim të terrorizmit dhe vrasjeve" nga Hamasi. Ai kërkoi që Guteresh të jepte menjëherë dorëheqjen. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR