Sar: Sanksionet britanike për ministrat izraelitë është skandaloz dhe vendim i papranuar
- Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar, e ka përshkruar vendimin e Britanisë për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave izraelitë si skandaloz.
Tel-Aviv, 10 qershor 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Sar, e ka përshkruar vendimin e Britanisë për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave izraelitë si skandaloz.
Ai njoftoi se javën e ardhshme do të merret një vendim në një seancë qeveritare se si do të reagojë Izraeli ndaj "vendimit të papranueshëm" të Londrës.
Më parë, gazeta e përditshme londineze "Tajms" raportoi se Britania do të vendoste sanksione kundër dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë për shkak të qëndrimit të tyre ndaj luftës në Rripin e Gazës.
Mbretëria e Bashkuar do t'i bashkohet Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re dhe vendeve të tjera në ngrirjen e llogarive bankare dhe vendosjen e ndalimit të udhëtimit për ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrih.
Britania e Madhe, si dhe disa vende evropiane, po përpiqet të rrisë presionin mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të lejuar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës. mb/
Foto: MIA