Sandu: Rusia me ndihmën e sabotuesve të huaj dëshiron ta rrëzojë Qeverinë e Moldavisë
- Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, e ka akuzuar sot Moskën se planifikon të përdorë sabotues të huaj, duke përfshirë shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi, për të rrëzuar kryesinë e Moldavisë, për të parandaluar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin atë në luftën kundër Ukrainës.
Kishinjev, 13 shkurt 2023 (MIA) - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, e ka akuzuar sot Moskën se planifikon të përdorë sabotues të huaj, duke përfshirë shtetas të Serbisë dhe Malit të Zi, për të rrëzuar kryesinë e Moldavisë, për të parandaluar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin atë në luftën kundër Ukrainës.
"Përveç qytetarëve të Serbisë dhe Malit të Zi, në listën e sabotuesve të mundshëm përfshihen edhe shtetas të Rusisë dhe Bjellorusisë, të cilët hyjnë në Moldavi për të provokuar protesta në përpjekje për të ndryshuar qeverinë legjitime në një qeveri të paligjshme të kontrolluar nga Federata Ruse", theksoi Sandu
Deklarata e saj erdhi pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi javën e kaluar se Kievi kishte zbuluar një plan të inteligjencës ruse "për të shkatërruar Moldavinë".
Presidentja e Moldavisë, e cila kufizohet me Ukrainën, ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për synimet e Moskës ndaj ish-republikës sovjetike dhe praninë e trupave ruse në rajonin separatist të Transnistrisë. Moska zyrtare vitin e kaluar mohoi vazhdimisht se donte të ndërhynte në Moldavi. mb/