Samiti i NATO-s në vitin 2026 do të mbahet në Ankara
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, njoftoi sot se samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.
- Post By Melahat Baftija
- 20:39, 19 gusht, 2025
Bruksel, 19 gusht 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, njoftoi sot se samiti i Aleancës Atlantike të Veriut do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara.
Duke njoftuar vendin e mbajtjes, Rute tha: "Dua të falënderoj Turqinë për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm. Turqia ka qenë një aleate e fortë e NATO-s për më shumë se 70 vjet, duke dhënë një kontribut të paçmuar në sigurinë tonë të përbashkët. Në takimin e tyre të ardhshëm, udhëheqësit do të vazhdojnë ta bëjnë NATO-n një aleancë më të fortë, më të drejtë dhe më të aftë, të gatshme të përballet me sfidat që janë thelbësore për sigurinë tonë".
Do të jetë hera e dytë që Turqia do të organizojë një samit të NATO-s, pas atij në Stamboll në vitin 2004. Samitet bashkojnë udhëheqësit e vendeve aleate për të marrë vendime mbi çështje të rëndësishme me të cilat përballet aleanca. mb/