Samit joformal i BE-së në Kopenhagë kushtuar mbrojtjes dhe Ukrainës
- Përforcimi i përgatitjes së përbashkët evropiane për mbrojtje dhe në mbështetje të BE-së për Ukrainën do të jenë temat kryesore për diskutim në takimin joformal të sotëm të shefave të shteteve ose qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kopenhagë.
- Post By Ramize Qamili
- 08:19, 1 tetor, 2025
Bruksel, 1 tetor 2025 (MIA) - Përforcimi i përgatitjes së përbashkët evropiane për mbrojtje dhe në mbështetje të BE-së për Ukrainën do të jenë temat kryesore për diskutim në takimin joformal të sotëm të shefave të shteteve ose qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Kopenhagë.
Nikoqir i Samitit joformal të BE-së, në të cilin do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, është kryeministrja daneze Mete Frederiksen.
Sipas paralajmërimit, në Samit, liderët e BE-së do të diskutojnë për përforcimin e mbrojtjes së Evropës në kushtet e goditjeve të fundit në hapësirën ajrore të disa shteteve anëtare të Unionit nga ana e dronëve dhe aeroplanëve ushtarakë rusë.
"Këto provokime kanë demonstruar në mënyrë shtesë nevojën për të përshpejtuar dhe intensifikuar përpjekjet e BE-së për të ndërtuar një Evropë e cila do të jetë e aftë dhe efektive, autonome dhe bashkë t'i përgjigjen kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme. BE-ja është e angazhuar për të rritur me vendosmëri gatishmërinë e saj mbrojtëse deri në vitin 2030 dhe ka ndërmarrë veprime të shpejta në muajt e fundit për të arritur këtë qëllim. Kjo përfshin masa për përforcimin e aftësive të saj mbrojtëse, për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, për të zhvilluar bazën e saj industriale dhe për të krijuar mundësi për furnizim të përbashkët në koherencë të plotë me NATO-n", theksohet në paralajmërimin e Samitit.
Në ftesën e liderëve të vendeve anëtare të BE-së për pjesëmarrje në Samit, Koshta theksoi se Unioni jo vetëm që duhet të investojë më shumë në mbrojtje, por ato investime duhet të jenë më efikase dhe racionale, duke përfshirë dhe përmes mjeteve të përbashkëta, siç është instrumenti i Veprimit të sigurisë për Evropën (SAFE).
"Çdo euro duhet të përforcojë sigurinë tonë të përbashkët dhe autonominë strategjike. Kjo është e lidhur me përforcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes, nxitjen e inovacionit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e vendeve të punës. Gjithashtu, duhet të nxjerrim mësimet e luftës në Ukrainë, duke përfshirë përforcimin e bashkëpunimit me industrinë e mbrojtjes ukrainase, duke u mbështetur në përvojën e saj unike", theksoi Koshta. rq/
Foto: presidenca daneze/arkivi i MIA-s