• e martë, 24 dhjetor 2024

Salivan: SHBA-ja i hedh poshtë planet ruse për referendume "të rreme" në Ukrainë

Salivan: SHBA-ja i hedh poshtë planet ruse për referendume
Uashington, 20 shtator 2022 (MIA) - Referendumet shpejtë të planifikuara në territoret e Ukrainës të okupuara nga Rusia janë sulm i parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial, të cilat janë bazë e sistemit ndërkombëtar dhe qëndrojnë në zemrën e  Hartës së KB-së, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë. "Në kontekst të fitoreve ushtarake të ushtrisë ukrainase që në fillim të pushtimit rus dhe në periudhën e fundit, duket se presidenti Putin merr dy hapa. Siç paralajmëruam muaj me radhë, Rusia me siguri do të mbajë referendume të rreme në zonat e Ukrainës të cilat janë nën kontrollin e saj, por edhe në zona që nuk janë.Si dhe ajo se po përgatitet për mobilizim të mundshëm", deklaroi Xhejk Salivan, këshilltar për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se "SHBA-ja është në dijeni se këto referendume do të jenë manipulim dhe se Rusia do t'i përdorë për gjoja aneksimin e këtyre territoreve, tani ose në të ardhmen". “Detyrimi i më shumë rusëve që të luftojnë në luftën e tij brutale në Ukrainë është pjesërisht sepse ata kanë nevojë për më shumë trupa, duke pasur parasysh suksesin që Ukraina ka pasur në frontin ushtarak, veçanërisht në verilindje, por gjetkë”, tha Salivan. Ai shtoi se "kjo ndodh kur Rusia humb në fushën ushtarake, kërkon në mënyrë dëshpëruese ushtarë për t'i hedhur në shtyllë, por edhe kur gjithnjë e më shumë liderë botërorë distancohen nga Rusia". “Këto nuk janë veprime të një vendi të fortë dhe SHBA-ja dhe aleatët qëndrojnë pas përpjekjeve të tyre për transparencë lidhur me Rusinë dhe qëndrojnë fuqishëm pas Ukrainës dhe popullit ukrainas", porositi ai. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR