• e diel, 22 dhjetor 2024

Sali për vizitë në spitalin e fëmijëve në Kozle dhe në Qendrën e fibrozës cistike

Sali për vizitë në spitalin e fëmijëve në Kozle dhe në Qendrën e fibrozës cistike
Shkup, 18 shkurt 2022 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se sot ka vizituar fëmijët e sëmurë me Kovid-19, të cilët janë të shoqëruar me njërin nga prindërit si dhe janë të shtruar në kovid-qendrën e spitalit për fëmijë në Kozle. “Fëmijët janë në gjendje stabile shëndetësore. Unë u urova shërim të shpejtë, kthim në shtëpitë e tyre, si dhe shumë lojëra me fëmijët e tjerë. Gjithashtu gjatë vizitës sime në këtë institucion e vizitova edhe qendrën e fibrozës cistike, ku pacientët trajtohen sipas standardeve dhe aparaturave më bashkëkohore për trajtimin e të sëmurëve me fibrozë cistike. Falënderim i madh për stafin mjekësor të këtij institucioni për kujdesin që shfaq ndaj pacientëve në pandemi, ku ata përballen me sfida të përditshme”, shkroi ministri Sali në profilin e tij në Fejsbuk. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR