Saar: Izraeli nuk do të pranojë forca të armatosura turke në Gazë
- Izraeli nuk do të pranojë pjesëmarrjen e forcave të armatosura turke në Gazë sipas planit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në territorin palestinez, deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar.
- Post By Ramize Qamili
- 14:45, 27 tetor, 2025
Budapest, 27 tetor 2025 (MIA) - Izraeli nuk do të pranojë pjesëmarrjen e forcave të armatosura turke në Gazë sipas planit të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në territorin palestinez, deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar.
"Vendet të cilat duan ose janë të gatshme të dërgojnë forca të armatosura duhet të jenë të paktën korrekte ndaj Izraelit", tha Saar në konferencën për shtyp në Budapest.
Dikur marrëdhëniet të ngrohta turko-izraelite janë përkeqësuar ndjeshëm pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, sulmoi ndërhyrjen ushtarake ajrore dhe tokësore të Izraelit, duke i krahasuar veprimet e saj me ato të nazistëve dhe duke e akuzuar vendin për gjenocid, transmetoi Tajms of Izrael.
"Turqia, e udhëhequr nga Erdogan, ka ndjekur qasje armiqësore kundër Izraelit, duke përfshirë jo vetëm deklarata armiqësore, por edhe masa diplomatike dhe ekonomike", tha Saar, duke folur së bashku me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto.
"Prandaj, nuk është e arsyeshme të lejohen forcat e tyre të armatosura të hyjnë në Rripin e Gazës dhe nuk do të pajtohemi me këtë, ndërsa këtë ua kemi thënë edhe miqve tanë amerikanë", shtoi shefi i diplomacisë izraelite. rq/
Foto: EPA