Rute: Pres në Paris nesër të sqarohet se çfarë garancish mund t'i ofrojmë Ukrainës
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se pret që i ashtuquajturi "Koalicion i të përgatiturve" nesër të sqarojë dilemën që mund të ofrojë në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën në një takim në Paris ose menjëherë pas tij.
- Post By Ramize Qamili
- 13:06, 3 shtator, 2025
Bruksel, 3 shtator 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se pret që i ashtuquajturi "Koalicion i të përgatiturve" nesër të sqarojë dilemën që mund të ofrojë në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën në një takim në Paris ose menjëherë pas tij.
Mediat britanike transmetojnë se Rute deklaratën e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin estonez Alar Karis.
Nesër në Paris, Rute do të diskutojë për garancitë e mundshme të sigurisë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, kancelarin gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Kir Starmer.
"Koalicioni i të përgatiturve", i përbërë nga Franca dhe Britania e Madhe me pjesëmarrjen e rreth 25 vendeve të tjera, ka diskutuar për muaj të tërë në një përpjekje për të përcaktuar plane se cilat vende mund ta ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri kur të arrihet një armëpushim përfundimtar në konflikt. rq/
Foto: EPA