Rusia vendos regjim pa viza për qytetarët kinezë
- Rusia do të vendos hyrje pa viza për qytetarët kinezë, paralajmëroi mbrëmë presidenti rus Vlladimir Putin, si gjest reciprok pas lehtësimit të rregullave për viza për rusët nga ana e Pekinit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
- Post By Ramize Qamili
- 10:04, 5 shtator, 2025
Moskë, 5 shtator 2025 (MIA) - Rusia do të vendos hyrje pa viza për qytetarët kinezë, paralajmëroi mbrëmë presidenti rus Vlladimir Putin, si gjest reciprok pas lehtësimit të rregullave për viza për rusët nga ana e Pekinit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
"Rusia, megjithatë, do ta kthejë këtë gjest miqësor. Do ta bëjmë të njejtën", deklaroi Putini.
Duke filluar nga 15 shtatori, rusët do të jenë në gjendje të hyjnë në Kinë për qëndrim deri 30 ditë vetëm me pasaportë, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme. Rregullorja e re do të jetë në fuqi për një periudhë prove prej një viti. Rregullat aktuale u lejojnë rusëve me dokumentacion diplomatik ose zyrtar të udhëtojnë në Kinë, ndërsa ekziston dhe një marrëveshje dypalëshe për udhëtime në grup pa viza.
Putini këtë javë ishte për vizitë shtetërore në Kinë, ku u prit nga presidenti Si Xhinping. Të dy liderët e lavdëruan forcën e partneritetit të tyre. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s