Rusia planifikon ndërtim të 38 reaktorëve të rinj bërthamor
- Rusia, një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore, dëshiron që dukshëm ta rrisë kapacitetin e saj, njofton DPA.
Berlin, 15 shtator 2025 (MIA) - Rusia, një nga shfrytëzuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore, dëshiron që dukshëm ta rrisë kapacitetin e saj, njofton DPA.
Presidenti Vladimir Putin ka vendosur qëllim në dy dekadat e fundit që Rusia ta rrisë pjesën e energjisë bërthamore në prodhimin e përgjithshëm nga niveli aktual nga pak më pak se nga 20 për qind në 25 për qind, transmeton agjencia gjermane.
Planin sot e ka publikoi Aleksej Lihaçev, njeriu i parë i kompanisë për energji bërthamofre "Rosatom", në konferencën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), në Vjenë.
Lihaçev tha se plani është që të ndërtohen edhe 38 njësite të mëdha, të mesme dhe të vogla reaktore, bënë të ditur mediat ruse, transmeton DPA.
Me këtë afërsisht dyfish do të rritej numri i njësiteve reaktore që punojnë momentalisht në Rusi. mb/
Foto: MIA