Rusia mbrëmë nisi një valë sulmesh në perëndim të Ukrainës, Polonia ngriti në ajër aeroplanë ushtarakë
- Aeroplanë polakë dhe të aleatëve sot u aktivizuan në ajër për të siguruar hapësirën ajrore polake, pasi që Rusia nisi sulme ajrore drejt Ukrainës perëndimore, në afërsi të kufirit me Poloninë, kumtoi komanda operative e forcave të armatosura polake.
- Post By Ramize Qamili
- 07:43, 3 shtator, 2025
Varshavë, 3 shtator 2025 (MIA) - Aeroplanë polakë dhe të aleatëve sot u aktivizuan në ajër për të siguruar hapësirën ajrore polake, pasi që Rusia nisi sulme ajrore drejt Ukrainës perëndimore, në afërsi të kufirit me Poloninë, kumtoi komanda operative e forcave të armatosura polake.
"Federata ruse përsëri po kryen sulme ndaj shënjestrave, të cilat ndodhen në territorin e Ukrainës", theksohet në kumtesën e Komandës operative, të publikuar në Iks.
"Me qëllim për të garantuar sigurinë e hapësirës ajrore polake... aeroplanët polakë dhe të aleatëve po operojnë intensivisht në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe për kontrollin me radar kanë arritur nivelin më të lartë të gatishmërisë", theksohet në kumtesë.
Rusia mbrëmë nisi një valë sulmesh me dronë dhe raketa ndaj qyteteve ukrainase, duke qëlluar edhe rajonet perëndimore dhe qendrore, kumtuan autoritetet ukrainase.
Sulmet vijnë në një moment kur Rusia javët e fundit përsëri ka përforcuar goditjet ndaj qyteteve ukrainase, edhe pse pohon se është gati për diskutime paqesore. rq/bsh/
Foto: arkivi i EPA-s