• e shtunë, 19 korrik 2025

Rusia i ka dorëzuar Ukrainës edhe 1.200 trupa të ukrainasve të vrarë

Rusia i ka dorëzuar Ukrainës edhe 1.200 trupa të ukrainasve të vrarë

Moskë, 15 qershor 2025 (MIA) - Rusia sot i ka dorëzuar Ukrainës edhe 1.200 trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në luftë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve TASS dhe RIA.

Mediat ruse raportojnë se Moska nuk ka marrë asnjë ushtar rus në këmbim.

Ky është rasti i katërt në një seri dorëzimesh të trupave të ushtarëve të rënë gjatë javës së kaluar, në përputhje me marrëveshjen e arritur midis Rusisë dhe Ukrainës në bisedimet në Stamboll në fillim të këtij muaji.

Gjatë bisedimeve në Stamboll në fillim të qershorit, Kievi dhe Moska ranë dakord të dorëzonin nga 6.000 trupa secili dhe të shkëmbenin të burgosurit e luftës të sëmurë dhe të plagosur rëndë dhe personat nën moshën 25 vjeç.

Rusia thotë se deri më tani i ka dorëzuar Ukrainës trupat e gati 5.000 ushtarëve ukrainas, por ka marrë vetëm 27 trupa të ushtarëve të vrarë rusë në këmbim.

Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë kryer tre shkëmbime të pengjeve të luftës, por nuk kanë njoftuar numrin e tyre të saktë. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR