• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusët publikuan një video të një tanku me flamuj amerikanë dhe rusë se si niset në betejën kundër ukrainasve

Rusët publikuan një video të një tanku me flamuj amerikanë dhe rusë se si niset në betejën kundër ukrainasve

Moskë, 18 gusht 2025 (MIA) - Televizioni shtetëror rus RT (Rasha tudej) ka publikuar një video në të cilën shihet një autoblindë amerikane M113 në duart e ushtrisë ruse.

Sipas RT, ekipi i tankut të regjimentit të 70-të të motorizuar i kanë dorëzuar korrespondentit të tyre ushtarak Vladi Andrica një video që tregon një automjet me flamuj rusë dhe amerikanë që valëviten lart se si shpejton drejt fushëbetejës pranë fshatit Mala Tokmaçka në zonën e Zaporozhjes.

 Siç transmeton RT, bëhet fjalë për një transportues i cili më parë ishte kapur nga armata ukrainase, pastaj i riparuar dhe i vendosur pastaj përsëri në përdorim. Mediat pretendojnë se automjeti tani po përdoret në misione luftarake nga ushtria ruse.

M113 është një automjet amerikan me zinxhirë për transportimin e trupave dhe pajisjeve që ka qenë në shërbim që nga vitet 1960. Pas fillimit të pushtimit rus në vitin 2022, SHBA-ja dhe aleatët e tyre i dorëzuan një numër të madh të këtyre transportuesve të personelit në Ukrainë, së bashku me lloje të tjera të automjeteve të blinduara si Bredlli dhe Strajker.

Publikimi i këtyre incizimeve vjen menjëherë pas takimit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vlladimir Putini që u mbajt në Alaskë. Temë kryesore e bisedimeve ka qenë lufta në Ukrainë, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për armëpushim.

Pas takimit, Trampi deklaroi se biseda ka qenë "produktive" dhe paralajmëroi se pret negociata të reja midis Rusisë dhe Ukrainës. Putini, megjithatë, vlerësoi se në takim u arrit "mirëkuptim" dhe shprehu mundësinë që takimi i radhës të mbahet në Rusi. rq/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR