• e premte, 05 dhjetor 2025

Rubio: USAID-i zyrtarisht është në fazën e mbylljes

Rubio: USAID-i zyrtarisht është në fazën e mbylljes

Uashington, 29 gusht 2025 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është zyrtarisht në fazën e mbylljes, kumtoi sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio.

"Nga janari u kemi kursyer taksapaguesve dhjetëra miliarda dollarë. Me një numër të vogël programesh kyçe të cilat janë transferuar në Departamentin e shtetit, USAID zyrtarisht është në fazën e mbylljes. Ros Vaut tani ka marrë udhëheqjen e procesit të likuidimit të kësaj agjencie e cila ka kohë që ka humbur rrugën e saj", shkroi Rubio në iks.

Sipas tij, presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, mbështeti emërimin e Vaut, bashkëpunëtor i afërt i Rubios, për të menaxhuar me procesin e mbylljes së USAID-it.

Më herët sot, Shtëpia e Bardhë kumtoi se Tramp kishte hequr 15 programe për ndihma të huaja me vlerë prej 4,9 miliardë dollarë të cilat ishin nën kompetencat e Departamentit të shtetit, USAID-it dhe mekanizmave të tjerë financiarë.

Administrata e Trampit që në shkurt faktikisht ndërpreu punën e USAID-it.

Sekretari i shtetit Marko Rubio, i emëruar për udhëheqës të përkohshëm në agjenci, në mars deklaroi se qeveria pas revizionit kishte pezulluar më shumë se 80 për qind të programeve në këtë trup. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR