• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rubio: Takim i mundshëm Tramp-Zelenski në Nju Jork javën e ardhshme

Rubio: Takim i mundshëm Tramp-Zelenski në Nju Jork javën e ardhshme

Uashington, 16 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, mund të takohet me liderin ukrainas, Vollodimir Zelenski në Nju Jork javën e ardhshme, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio. 

Sipas mediave amerikane, Rubio theksoi se Trampi është "i vetmi udhëheqës në botë" e cila ka kapacitetin për të folur si me Ukrainën dhe me Evropën, ashtu edhe me Rusinë. Ai shtoi se presidenti amerikan do të vazhdojë me përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për konfliktin ukrainas. 

Në të njëjtën kohë, kontaktet diplomatike midis Moskës dhe Uashingtonit vazhdojnë në nivele të ndryshme. 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Rjabkov, më herët deklaroi se të dyja palët do të përpiqen të organizojnë një takim tjetër deri në fund të vjeshtës për të diskutuar çështje të hapura dhe të diskutueshme në marrëdhëniet dypalëshe. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR