• e enjte, 04 dhjetor 2025

Rubio: SHBA-ja tani i kupton më mirë kushtet nën të cilat Rusia do të ishte e gatshme t'i jepte fund luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA-ja tani i kupton më mirë kushtet nën të cilat Rusia do të ishte e gatshme t'i jepte fund luftës në Ukrainë

Uashington, 7 gusht 2025 (MIA) - SHBA-ja më mirë i kupton kushtet nën të cilat Rusia do të ishte e gatshme t'i jepte fund luftës në Ukrainë, prej se i dërguari i presidentit Donald Tramp, Stiv Uitkof, u takua me presidentin rus Vlladimir Putin, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio.

"Ndoshta për herë të parë në këtë administratë, kemi shembuj konkretë për punët që Rusia do të kërkonte për t'i dhënë fund luftës", tha Rubio në intervistë për Foks Biznis Netuork. Ai shtoi se elementët kyç në çdo marrëveshje do të përfshijnë territor.

Rubio theksoi se mbetet shumë punë për t'u bërë para takimit të mundshëm midis presidentit Tramp dhe homologut të tij rus Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

"Sot ishte një ditë e mirë, por ende kemi shumë punë për të bërë. Ka shumë pengesa për t’u kapërcyer, shpresojmë se do të arrijmë këtë në ditët dhe orët në vijim, ndoshta edhe javë", theksoi sekretari i shtetit menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi informacionin nga "Nju-Jork Tajms" se Trampi “është i hapur” për t’u takuar personalisht me Putinin, si dhe me Zelenskin. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR