Rubio: SHBA-ja i ka suspenduar vizat për të gjithë ata që e festojnë vdekjen e Çarki Kirkut
- Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Rubio deklaroi sot se SHBA-ja i anulon dhe i refuzon vizat për personat që e festojnë vrasjen e aktivitetit koservativ Çarli Kirk.
Uashington, 17 shtator 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Rubio deklaroi sot se SHBA-ja i anulon dhe i refuzon vizat për personat që e festojnë vrasjen e aktivitetit koservativ Çarli Kirk.
Në postimin në plaformën X, Rubio therksoi se SHBA-ja nuk do të jetë nikoqir i të huajve, që e festojnë vdekjen e qytetarëve të tyre, duke shtuar se anulimi i vizave është duke vijuar.
"Nëse jeni këtu (në SHBA) me vizë dhe po brohorisni për vrasjen publike të një figure politike, përgatituni të deportoheni. Nuk jeni të mirëpritur në këtë vend", shkroi Rubio në X.
Një paralajmërim i ngjashëm u lëshua më parë nga Zëvendës-sekretari i Shtetit, kristofer Landau, i cili shkroi në mediat sociale se të huajt që lavdërojnë dhunën dhe urrejtjen nuk janë të mirëpritur në SHBA.
Vdekja e Çarli Kirk ka shkaktuar një sërë shkarkimesh nga puna dhe një fushatë të koordinuar sulmesh në mediat sociale.
"Jam i tmerruar kur shoh disa në mediat sociale që lavdërojnë, racionalizojnë ose minimizojnë ngjarjen (vrasjen e Kirkut) dhe kam udhëzuar zyrtarët tanë konsullorë të ndërmarrin veprimet e duhura", shkroi Landau.
Portali Euronjuz me seli në Bruksel raporton se ende nuk është e qartë se sa viza janë revokuar ose refuzuar, as mbi çfarë baze Departamenti i Shtetit po ndërmerr veprime të tilla. Nuk dihet nëse politika e re e Uashingtonit ka prekur ndonjë qytetar evropian. mb/
Foto: EPA