• e hënë, 23 dhjetor 2024

RTS: Policia në Prishtinë konfirmoi se prej nesër do të ndëshkojë për automjetet me targa serbe

RTS: Policia në Prishtinë konfirmoi se prej nesër do të ndëshkojë për automjetet me targa serbe
Beograd, 21 nëntor 2022 (MIA) – Shërbimi publik serb RTS sonte njoftoi se policia në Prishtinë ka konfirmuar se prej nesër në ora 08:00 do të fillojë me ndëshkimin e shoferëve nga Kosova të cilët kanë targa serbe me shkronjat fillestare të qyteteve në Kosovë, transmeton Beta. “Zbatimi i vendimit për shqiptimin e dënimit në përputhje me ligjet në fuqi, sipas vlerësimit dhe planit të policisë, pritet të fillojë më 22 nëntor në turnin e paradites”, kumtoi policia e Kosovës. Disa media në gjuhën shqipe njoftuan, por ky informacion nuk është konfirmuar, se njësiteve speciale të policisë së Kosovës u është urdhëruar të përgatiten për zhvendosje në veri. Në orët e pasdites nga baza Belvedere në jug të Mitrovicës drejt veriut janë vërejtur lëvizje të njësive speciale në automjete të blinduara, ku zakonisht ndodhen katër baza të njësive mobile të policisë kufitare, transmeton Beta. Komanda e misionit të EULEKS-it dhe KFOR-it theksojnë se pjesëtarët e tyre, edhe pse janë të pranishëm në terren, nuk mund ta marrin rolin e policisë dhe se kjo nuk është në mandatin e tyre, raporton RTS. Sipas planit fillestar në Prishtinë, prej sot, më 21 nëntor, është dashur të fillojë ndëshkimi prej 150 euro për shoferët të cilët nuk i riregjistrojnë automjete. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR