• e premte, 22 nëntor 2024

RSS: Integrimi i personave me aftësi të kufizuara është i vështirë për të gjitha nivelet

RSS: Integrimi i personave me aftësi të kufizuara është i vështirë për të gjitha nivelet
Shkup, 24 nëntor 2022 (MIA) - Në vendet e Ballkanit Perëndimor progresi më i madh është vërejtur në fushën e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara, e veçanërisht në procesin e deinstitucionalizimit të fëmijëve të tillë, arsimimit gjithëpërfshirës dhe ndihmës që disponohet në nivel të bashkësisë lokale, qëndron në Pasqyrën rajonale të ekonomive të Ballkanit Perëndimor në pikëpamje të Shtyllës evropiane të të drejtave sociale 2021, përgatitur nga Këshilli për bashkëpunim rajonal (RCC). Sipas raportit, integrimi i personave me aftësi të kufizuara është i vështirë në të gjitha nivelet. Vlerësohet se procesi i përshtatjes së infrastrukturës fizike për nevojat e personave me kufizime fizike është shumë i ngadaltë, duke përfshirë qasjen fizike në shkolla, objekte shëndetësore dhe në hapësira publike, ndërkohë që masat e mbrojtjes sociale janë të pamjaftueshme për nevojat reale të këtij grupi social. Përveç kësaj, raporti konkludon se pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës është e dobët pavarësisht se ligjet kanë ndryshuar dhe se ka rikualifikim, fushata ndërgjegjësimi, arsimim të të rriturve dhe programe për nxitjen e punësimit për të ndihmuar në qasjen ndaj tregut të punës. "Edhe pse disa vende nga Ballkani Perëndimor kanë vendosur kuota për punëdhënësit për të punësuar personat me aftësi të kufizuara, ndikimi i tyre në punësimin aktual të këtyre personave është i vogël dhe i parëndësishëm", thonë nga RSS. Raporti i përgatitur nga Platforma për punësim pranë RSS prezantohet në kuadër të pesëvjetorit të Shtyllës evropiane të të drejtave sociale të Bashkimit Evropian, në Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, me rastin e së cilës ml 24 dhe 25 nëntor mbahet konferencë vjetore. Të dhënat aktuale të BE-së tregojnë se nga 42.8 milionë njerëz me aftësi të kufizuara në BE, vetëm gjysma e tyre janë të punësuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR