• e premte, 04 tetor 2024

Rrugë, shtëpi e oborre të përmbytura dhe drunj të thyer nga moti i ligë në Shkup (foto+video)

Rrugë, shtëpi e oborre të përmbytura dhe drunj të thyer nga moti i ligë në Shkup (foto+video)
Shkup, 30 gusht 2022 (MIA) - Moti i ligë i përcjell me shi të rrëmbyeshëm, breshër, bubullima dhe erë të fortë pasdite e ka goditur Shkupin, shkaktoi vërshime në rrugë, nënkalime, shtëpi dhe oborre. Ka edhe drunj dhe degë të thyera. Shiu i fuqishëm dhe breshri e vështirësojnë lëvizjen nëpër rrugë të cilat janë nën ujë. Nga QMK informojnë se përveç në Shkup, nga moti i ligë pasdite janë përfshirë edhe Shtipi, Velesi, Demir Hisari dhe Shën Nikolla.
DPHM paralajmëron se moti i ligë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë do të ketë deri të premten, veçanërisht në orët e pasdites. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të breshrit. fb/
   

QËNDRONI TË LIDHUR