• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rritje e çmimit të karburanteve dhe të transportit publik në Gjermani pas skadimit të subvencioneve

Rritje e çmimit të karburanteve dhe të transportit publik në Gjermani pas skadimit të subvencioneve
Berlin, 1 shtator 2022 (MIA) – Çmimet e benzinës dhe transportit publik në Gjermani janë rritur sot pas skadimit të subvencioneve qeveritare, duke rënduar edhe më shumë konsumatorët që tashmë po përballen me çmimet e larta të energjisë. Sipas klubit më të madh gjerman të automobilave “ADAC”, çmimi mesatar i një litri benzinë ​​mëngjesin e sotëm është më i lartë për rreth 0.25 euro krahasuar me një ditë më parë, ndërsa karburanti dizel është rritur për rreth dhjetë cent. Në Gjermani përfundoi sot ulja e përkohshme e taksës së benzinës dhe biletave mujore speciale për transportin publik me çmimin prej 9 eurove, të cilat Qeveria i vendosi në maj për të ulur efektet anësore të inflacionit. Qeveria po përpiqet të inkurajojë konsumatorët dhe kompanitë që të kursejnë energji në çdo lloj mënyre që ta parandalalojnë mungesën në muajt e dimrit pasi Rusia i ka ndërprerë në mënyrë drastike furnizimet me gaz natyror për Gjermaninë. Paradokohe u njoftua se do të reduktohet ngrohja e objekteve publike këtë dimër, si dhe do të fiken panelet reklamuese dhe ndriçimin gjatë natës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR