Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë, arrin në 22

Bruksel, 16 korrik 2021 (MIA) – Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve lokale numri i viktimave nga përmbytjet në Belgjikë është 22 persona.
Numri më i madh i viktimave janë nga qyteti i Liezhës, ku në kërkim janë nga dhjetëra të zhdukur.
Por të vdekur ka edhe në qytete të tjera, përfshirë edhe në afërsi të qytetit Bruksel, ku uji i derdhur ka vazhduar të rritet gjatë ditës së sotme.
Akoma është duke u punuar edhe në sanimin e dëmeve nga treni i cili doli nga binarët dje.
Dëme të mëdha ka edhe në fabrikën e njohur për çokolata, Galer.
Në disa vende ku shiu ka ndaluar të bie qytetarët dhe autoritetet kanë filluar pastrimin dhe sanimin e dëmeve. tm/shk/